Në kulmin e një krize politike dhe ekonomike, në Venezuelë ka marrë fund, në versionin print, edhe gazeta më e madhe e këtij vendi, e moshës 104-vjeçare, Panorama.

Edicioni më i fundit i kësaj të përditëshmeje pra që e kish kaluar një dekadë ekzistencë, doli të marten. Prej këtej e tutje ajo do jetë vetëm në versionin online.

Po pse u mbyll? Sepse nuk kishte më letër.

“Ne u përpoqëm të vazhdojmë ekzistencën e versionit tonë të letrës, por përkundër gjithë përpjekjeve me zemër, tani ne ofrojmë  vetëm edicionin më të fundit të shtypur”, tha në një deklaratë administrata e Panorama-s venezuliane.

Panorama, e themeluar 104 vjet më parë, e konsideruar politikisht e pavarur, ishte i vetmi botim që vijonte të dilte në versionin print në Venezuelë, pasi, për shkak të mungesës së letrës, edhe kjo nga kriza ekonomike, gazetat e tjera të përditshme, javore dhe mujore ishin mbyllur prej kohësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re