Kandidatja për deputete e PD në Tiranë, Albana Vokshi ka zhvilluar një takim me biznesin e vogël në Tiranë për t’u njohur me problemet e tyre dhe për t’i prezantuar programin e demokratëve.

Eva Hodja, pronarja e një dyqani tha se nuk ka marrë asnjë mbështetje nga shteti madje ka zeruar dhe të gjithë kursimet e jetës vetëm prej biznesit të saj.

“Kam 30 vjet që punoj paguaj të gjitha siguracionet dhe nuk mora asnjë mbështetje nga shteti, asnjë rimbursim ilaçesh. Kursimet e jetës që kisha i zerova se u trajtova në privat.”- tha Eva, e cila vuri në dukjen rënien drastike të konsumit nga njerëzit. Ajo i tregoi Albana Vokshit fletoret me listat e borxheve të klientëve.

Njerëzit janë të papunë nuk konsumojnë ka rënë fare ekonomia dhe ato që kishin mënjanë I shpenzuan me Covid. Nga ana tjetër detyrimet shtohen, faturat e ujit dritave rriten në mënyrë të papërballueshme dhe mezi paguajmë dhe qiranë “- tha e zonja dyqanit.

Nga ana tjetër Vokshi e ka siguruar se me PD biznesi i vogël do të paguajë vetëm një taksë, dhe ajo do të jetë e ulët, sa një e treta e asaj që paguan aktualisht.

“Kudo që shkoj në bizneset e vogla shoh vetëm krizë dhe lista e fletore që shtohen. Njerëzit më thonë shitësit marrin nga një kokërr perime dhe frut se nuk ia dalin dot. Me programin e PD biznesi i vogël do të paguajë vetëm 1 taksë dhe ajo do të jetë e ulët, sa një e treta e asaj që paguani. Të ardhurat që do të fitoni do t’i menaxhoni ju, nuk ka pse t’i grabisë Tirja e qeverisë dhe Tirja e bashkisë. Ju keni në dorë ndryshimin, të ardhmen e fëmijëve”- tha Vokshi.