Miranda dhe Xhezmiu janë të martuar prej 30 vitesh, por një krizë e fortë i ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Miranda e nisi këtë seancë me një gjuhë të ashpër ndaj Xhezmiut pasi e akuzon se ai është shkaktari që kanë mbetur pa shtëpi.
Miranda: Në ’21-shin kur ishte ky me Covid, e merr djali dhe i jep firmën ky, i dhuron shtëpitë.
Xhezmi: Unë s’isha në gjendje, e kam bërë pa vetëdije atë.
Miranda: Shkon te Ilmije Brahimi dhe i dhuron shtëpitë djalit.
Xhezmi: Më morën në krah e më çuan atje te noterja, Ilmije Brahimi.
Miranda: Ke surrat dhe flet ti? Ke surrat dhe flet? Me ato që më ke bërë ti mua? Ti më ke shkatërruar jetën! Thuaj një ditë të bardhë që kam parë unë!
Xhezmi: Ty të zuri dhëmbi bukë!
Miranda: Ti s’ke surrat të shikosh familjen, por shikon ata dy këlysha që ke! Ata janë 40 njëri, 45 tjetri!
Xhezmi: Ata u bënë budallenj, u bëre edhe ti!
Miranda: Po se më ke çuar atje ku s’mban më! S’më mban më shpirti Xhezmi Hazizi!
Miranda shton se një ditë Ilmija u shfaq në sallonin e saj për t’i thënë se i shoqi i kishte dhuruar shtëpinë djalit. E acaruar me të shoqin, ajo tregon edhe një episod tjetër, djemtë e tij e kanë akuzuar për tradhti bashkëshortore.
Miranda: Çunat i thoshin të bredh gruaja! Ku i kishte provat e gruas ky? Të bredh gruaja, thoshin apo s’thoshin?
Xhezmi: Na nxore bojën, na nxore!
Miranda: Bredh gruaja? Unë mbroj vendlindjen time Ne jemi një familje, unë vërtet kam qenë familje e varfër se ma zë në gojë, “pabukse” më thotë…
Xhezmi: Të zuri dhëmbi bukë tek unë!
Miranda: Po! Kam punuar 12 orë, 24 orë unë! Vërtet vij nga një familje e madhe, jemi 9 fëmijë, 3 vëllezër dhe 6 motra, por gjëra që mund të m’i bënte ky… kurrë! Gjej vende futu se unë nuk të qas në shtëpi, nuk më intereson fare! Nuk dua të të shoh me sy ore! A janë gënjeshtra këto që them unë? Janë gënjeshtra këto?/tvklan
