Rreth 7 milionë fëmijë bien çdo natë të flenë të uritur në Jemen, përcjellë .

Drejtori i zyrës së UNICEF-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, Geert Cappelaere, në konferencën për shtyp të zhvilluar në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë, së bashku me Drejtorin e UNICEF-it të Gjermanisë, shpjegoi përshtypjet nga Jemeni dhe tërhoqi vëmendjen në gjendjen e fëmijëve.

Ai tha se në këtë vend, 11 milionë fëmijë janë nevojtarë të ndihmave njerëzore.

“Në Jemen, sot, 7 milionë fëmijë shkojnë për të fjetur pa ngrënë. 400 mijë fëmijë mund të vdesin nga momenti në moment nga pamjaftueshmëria e të ushqyerit” tha Cappelaere.

Ai tha se Jemeni, ku vazhdon lufta civile, është vendi më i keq në botë për fëmijët dhe i bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare për ndihmë.

Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, në postimin e bërë në rrjetin social Twitter tha se ndalja e dhimbjes, urisë dhe vdekjeve, është detyrë njerëzore.

Ai tha se krismat e armëve duhet të ndalen dhe shtoi se kërkojnë të çojnë përpara procesin e OKB-së për paqen dhe për këtë kanë krijuar një fond për projektet në vend.

Ai tha se Gjermania si fillim i ka dhënë fondit 2,5 milionë euro dhe ka premtuar edhe 2 milionë të tjera për vitin 2019.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re