Kroacia është anëtare e BE-së tash e gjashtë vjet, dhe tani, Komisioni Evropian i ka dhënë Kroacisë dritën e gjelbër për t’u bashkuar me zonën Shengen.

“Është një zonë që posedon liri dhe privilegje por edhe përgjegjësi të mëdha. Anëtarësimi në këtë klub nuk është diçka që ne e marrim si të lehtë…”, sqaroi Komisioneri Grek, Dimitri Avramopoulos.

Pas katër vitesh vlerësimi, Komisioni thotë se Zagrebi plotëson kushtet e nevojshme për të qenë pjesë e zonës së udhëtimit pa pasaporta. Vendet që bashkohen duhet të jenë në gjendje të sigurojnë sigurinë e kufirit të jashtëm të bllokut – një temë e ndjeshme politike për shkak të migrimit që prej vitit 2015.

“Aderimi në Shengen i Kroacisë, por edhe i Bullgarisë dhe Rumanisë është e rëndësishme dhe e nevojshme duke pasur parasysh sfidat e migracionit dhe të sigurisë,” tha Avramopoulos.

Shengeni ka qenë një çështje “kryeneçe” për Rumaninë dhe Bullgarinë – anëtare që nga viti 2010, por atyre nuk u është dhënë ende qasje në zonën e lirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re