Nga Agron Gjekmarkaj

Pas një pune të gjatë bindëse fillova të ndihem pjesë aktive e rezistencës parlamentare. Dje me këtë entuziazëm udhëtova për në seancë përkrah luftëtarëve të tjerë të lirisë.

Sapo në shtab u shfaq Kryezëvendës Lideri Muli dhe Lideri në perspektivë Gazi optimizmin e fitores ndjeva kudo në deje.

Kur po ndahej armatimi kërkova edhe unë një dyfek a në mos një biçak  por aty diçka mu thye së brendshmi. Më trajtuan  si partizanin Velo, prit njëherë kur të dalë behari do të japim një pushkë nga ato që do u rrëmbejmë askerve të Niko Nikoqirit çuçuriten.

Nuk po u besoja veshëve  se një tjetër zë i kobshëm u shtua në qosh “ky të bëjë roje të stallë e pulave si xha Sulua”. Ktheva kokën mos këtë llaf të lig e nxuarr nga goja Salianji, i cili shfaqet gjithmonë në udhëkryqin nga ku ai del.

Por jo, qëkur me temjan u pa, vetëm bën shenjën e kryqit dhe lëshon kudo paqe e mirësi aq sa edhe Fred Xhaferri duket si mekatar para tij. Mond Spaho kishte qenë ndëshkuesi.

Pikërisht kur të gjitha shpresat kisha humbur për të marrë pjesë në beteje  asaj ane si vegim me gjet Albana. Çfarë ke xhan, kush të ka mërzitur ty  që mos paftë ditë të bardhë pyeti ? I prekur  ja- bëra me gisht nga Krye zëvendës Lideri dhe Lideri në perspektive- ata, ata,   psherëtiva me gugatje të mbytur!

Ajo me zemërgjerësi nxori një të mëndafshte shami dhe me tha do bësh një punë me shumë rendësi për kauzën tonë.  Me  këtë  dhe delikatesën që nuk të mungon do fshish lotët e Jorushit, pastaj ta ruash si sytë e ballit sepse do e vëmë në muzeun e sakrificave  të revolucionit. Dakord me gëzimin e rigjetur xhevap dhashë. E ndjeu që rifitova besimin në vete e  shtoi,  herë pas here me mësymje të befta nduki mjekrën Çuçit dhe Pastorit aq sat u pisazë nja dy javë  por kujdes mos nga Etilden se ne jemi parti që i respektojmë zonjat. Jooo atë e kam merak vetë i dhashë siguri.

Ankthi i fillimit !

Ora 9 na gjet në atë të zeze tërthore. Gardiste si miza lisi na kishin zënë pritë. Edhe pse unë kinse Zëvendës i Kryezendes Kryetares Ermo me pocaqisen me dy kontrolle po ashtu edhe Liderin në perspektive i cili po me mbante si trim pas vetit.

Zaptiet me  mua e paten kollaj se si i krishtere u ktheva edhe faqen tjeter por me Liderin në perspektive sikur ndeshen në  një koshere me grenxa. U terbua, u hazdis. Si katalla mori perpara nja tridhjet karrige. Kur pa që i kishin zënë rrugen Doktorit e nuk e linin me dalë në foltore aty nuk mbajti më. Komandantit të pretorianëve  i tha “nuk ke pa  Gaz Bardh me sy djegi vetin edhe ty, jam çun kavaje jo zog havaje”.

“Qyqja qyqja qyqja” ofshante Dhurata Çupi…. ! Ç’ke moj e uruar i avitem  gjithë ndrojë. Me gjasë tha si po ecen kjo gjë 128 amendamentet e Lulit per buxhetin nuk do merren parsysh, medet per njerzit e shkretë se vetem ai mendon për ta tek mbledh dardhë e koqe ulliri.

Flaka !

U hap lajmi që Babo erdhi. Në ajer vibronte tension. Kosta i Gramozit dhe Lindites i cili prej muajsh e priste këtë sihariq ishte bërë dhe. Ai kishte ënderruar që atë ditë të shtronte qilimë me doren e tij, Tezen që lan oborrin,  Genc Gjonçajn që prashit e ujit, Shalsin që i bie daulles si virtuoz, Nasipin me dajre, Bujarin  e Lushnjes me gajde, Majkon  me firzamonikë, Mimi di Puccini me  qemane që aman aman, Braçën që i frynbte   pipëzes, Dilon me  cyrle,  Antoneta Dhimen  e Ismet Beqirin  me grupin e Bënçes tek kendonin “rrofsh sa moshë e kesaj toke”, Xhafen me fustanelle, opinga me xhufka e valle labe por jo, kudo shkumb e hi, flakë e tym. Xhenetin e kishte lutur po këtë ditë jo.

Kafshonte gjuhen që ta kepuste donte po ajo nuk i bindej. Fuqitë e kishin lënë. Shikimi ju err.

Babo ngadalë tek afrohej zmadhohej por i  lodhur dukej gjithe naten pagjumë . E vetem për 70 amendamente nga të Lulit  koha i kishte mastuar. Ai erdhi edhe pse e ka zët atë bina. I besoi  Taos që terbieti është i garantuar me 65  kapterrë në sallë dhe kontrolli nuk do lejonte as miun të kalonte vrimen. Por ashtu nuk doli ndaj  perzhitja e mbuloi.

Në defter Babo shenoi zhgenjimin e parë nga Tao.  Pershendeti të vetet me dorë  “tjeta juaj trima” por trimat futen koken nën banaqe, ndoca qanin si foshnja të uritura deri në atë pike sa Laerti u dorezua së mbledhuri rrekenë.

Shumë  i picerronin sytë  nga duhia vetem ata të Elises bëheshin sa një filxhan. Qerratesha syzezë e paepur ndër luftra  me doren  si flater largonte retë  nga vetja dhe nga kokë e Babos që shikimi i tij i kthjellet të mbetej jetë e mot . Bujarisht e drejtonte nga Ulsiu i cili  tymosej si mishi në tra për ta ngrënë në dimer. Ti kisha ca burra si Mamicen tha Babo me vete këta zorzopë do merrnin dhenë.

Bora ishte veshur bukur si për dasem.Shikimet e saj rrezatonin kudo një hutim pafajësie. I mungonte Edona. Digjej për ta pyetur mëqënëse Babo është  si Zeusi pse ai nuk i percellon me rrufe këta trazovaçet poshtë?! Ogerta ja kuptoi marazin dhe i shkroi sms ‘mos u merzit zemer se Babo e zë lepurin me qerre’. Lumturia u kthye prapë në bebëzat e saj dhe vezhgonte korridorin nga ku qerrja do kalonte e ku lepuri fap do hidhej si pizeveng.

Lideri në perspektivë Gazi nuk mbahej. Sa pa Babon u turr si Mic Sokoli mbi top por rojet e shumta u bënë barrikadë. Aty ku nuk i shkoi dora i mberriti fjala, “frikacak , frikacak” i drejtohej atij  i cili e shihte ngultazi  e me dhembshuri atërore.

Çyrbja dridhej si purtekë nga durimi i Babos , nuk po kuptonte më , priste një shënjë që sosja të mbreteronte mbi ne po ajo nuk i erdhi e falë saj shpetuam rradaken por ai qetësinë humbi.

Fjala u nxeh aq shumë sa mori zjarr. Bledion Nallbati si bilbilenjet që dridhnin duhan para litarit shperrtheu bumjet. Një prej tyre dogji trashigiminë e Lulit të tjerat mbyllen seancën për kater minuta. Babo iku i pari. Kushedi kur do ta shohim prapë nga afer. Tao la porosi që Lulit ti blihet një karrige e firmes italiane Natuzzi  që as nga bomba nuk ndien e jo më nga flakadanët.

Margeriti lypte me shikim  Inen. Kur e pa mes shtellungave , psheretiu e lehtësuar  “jeta vazhdon ani se mes plagesh” .

Fundi !

Si Kostandini që nga e pertejmja botë kthehej ashtu dhe ne dolem jashtë  me qerpiket e djegur, zhigat e thengjinjeve mbi fytyrë, me gojën e tharë nga roshku i athetirers. Por sakrifica nuk na  u shperblye. Jashtë kolegu Arbi Agalliu  nuk na priste  me nga një çertifikate mirnohjeje nga ato që dega e Vlores e vetë ai me dorë  shperndau per patriotet e medhenj .E kisha ndarë mendjen edhe se mua nuk do  më jepte do ja kapja nja dy  nga dora, një do e  mbajta per vete tjetren do ja jepja  atij të bekuar Salianj që kaq ka sakrifikuar për këtë vatan.

Çudia nuk pat mbarim. Në oborr mua afrua si tinez Blendi Klosi dhe mer zgjati dy gisht kartë hidhi një sy tha se çoku merr vesh  se di edhe unë  di të jem burimor,më kendon xhani  ç’ka më shumë Ismeti me Bujarin e Lushnjes apo se ai i ka kenduar Rrapush Xhaferrit?. Ai kishte shkruar “ ditë e madhe sot per shtetin/Babo na ka sjellë buxhetin/ Babo që nderon Dovletin/S’e zë gjumi për miletin/ Me vota shtatëdhjetë e tre /Buxhetin votuam ne/ Populli kerkon të mirat / s’pret hair nga qafirat

E pergezova ngrohtësisht.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re