Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, për të shpallur fajtor ish- deputetin e PD-së, Ervin Salianji dhe të tjerë është mbështetur edhë në bisedat telefonike që të pandehurit kanë zhvilluar me  njëri me tjetrin.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datë 20.10.2017 ndërsa më shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017. Ndërkohë që ai ka komunikime edhe në intervalin kohor 24.11.2017-26.11.2017, të cilat u analizuan më sipër.

Albert Veliu ka 14 komunikime telefonike me shtetasin Ervin Salianji për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017. Po I njëjti ka 81 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017. Ndërsa ish deputeti demokrat, Ervin Salianji ka 145 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 18.10.2017 – 19.05.2018.

Sipas Prokurorisë, ka rezultuar e provuar dijenia, pjesëmarrja, kontributi dhe bashkëpunimi i të pandehurit Ervin Salianji me të pandehurit e tjerë në kryerjen e veprës penale të atribuar, nga administrimi i Shkresës me nr.FRS/3803/ES, datë 11.10.2018, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, me anë të së cilës janë përcjellë tabulatet telefonike të numrit telefonik 0692085947, në përdorim të abonentit Ervin Salianji.

 Bisedat Veliu-Salianji dhe të tjerë

-Në datën 20.10.2017, ora 10:06:26, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 51 sekonda

-Në datën 20.10.2017, ora 10:23:36’, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 6 sekonda;

-Në datën 21.10.2017, ora 19:42:57, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 23 sekonda;

-Në datën 21.10.2017, ora 19:44:32, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 12 sekonda;

-Në datën 21.10.2017, ora 19.49’, numri telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi ka telefonuar numrin telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu dhe biseda ka zgjatur 84 sekonda;

“Këto të dhëna vertetojnë tej çdo dyshimi se, është pikërisht i pandehuri Ervin Salianji ai që ka realizuar kontaktin midis të pandehurve Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Sërish më vonë, në datën 24.11.2017, ora 09.01’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 13 sekonda. Kjo bisedë është zhvilluar rreth një orë më parë, nga momenti kur i pandehuri Albert Veliu ka shkuar tek zyra e dëshmitarit Besim Hajdarmataj;

-Në datën 24.11.2017, ora 16.30’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 22 sekonda. Kjo bisedë është realizuar rreth 4 minuta më pas nga kontakti telefonik që shtetasi Albert Veliu ka patur me punonjësin e SHISH-it, dëshmitarin Eduart Martini.

– Në datën 25.11.2017, ora 10.21’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 69 sekonda.

Në datën 24.10.2017, ora 14.27’, numri i tel. 069 94 77 182, në përdorim të të pandehurit Albert Veliu ka telefonuar numrin e tel. 067 20 14 472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe biseda ka zgjatur 20 sekonda. Në momentin e thirrjes, qeliza e transmetimit e numrit celular 0699477182 në përdorim të shtetasit Albert Veliu, është “KRAPSI-S” dhe “MIFOLI-N”.

Rrëzohen versionet e të pandehurve

Në datën 24.10.2017, ora 14.50’, numri i tel. 067 20 14 472 në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj ka telefonuar numrin e tel. 069 94 77 182 në përdorim të pandehurit Albert Veliu dhe biseda ka zgjatur 29 sekonda. Në momentin e thirrjes, numri telefonik 067 20 14 472 në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, ka loguar në zonën “Mbrostari Ura B”, Fier.

Në datën 24.10.2017, numri i tel. 069 94 77 182, në përdorim të pandehurit Albert Veliu ka realizuar thirrje telefonike me numra të tjerë celularë, në orën 15.06’ me qelizë transmetimi “PESHTAN-N” dhe “FIER SOUTH-N”, në orën 15.57’ me qelizë transmetimi “KAVAJE-SË” dhe në orën 16.38’ me qelizë transmetimi “NEË RING ROAD 3-SE” (Unaza e Re).

Këto të dhëna, evidentojnë qartë faktin se në datën 24.10.2017, nuk ka patur asnjë kontakt fizik midis shtetasit Geron  (Agron) Xhafaj dhe të pandehurit Albert Veliu dhe për rrjedhojë nuk ka patur asnjë mundësi që midis tyre të jetë regjistruar ndonjë bisedë.

Gjatë hetimit, i pandehuri Albert Veliu ka pretenduar që të jetë takuar me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj në datë 24.10.2017, rreth orës 17.30, ndërkohë që referuar qelizave të telefonit rreth orës 14.40’ ai dhe i pandehuri Jetmir Olldashi kanë qenë në Levan duke u kthyer për Tiranë.

Këto të dhëna gjithashtu, rrëzojnë edhe pretendimin e të pandehurit Jetmir Olldashi se atë ditë në Vlorë ishte realizuar regjistrimi i një bisede me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj dhe për më tepër që këtë regjistrim, ai e kishte të ruajtur edhe mjetin regjistrues. Fakti i vërtetë është, se atë ditë dhe më pas nuk është regjistruar asnjë bisedë ambientale midis të pandehurit Albert Veliu dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Kjo pjesë e provave verteton që ata s’janë takuar në Vlorë ditën që deshmon Babalja dhe Jetmir Olldashi me Geron Xhafaj. Pavarësisht se Babalja thotë që janë takuar në 17 e 30 me Geronin ndërsa Jetmiri thotë në 2 e ca. Vendndodhja e qelizave i rrëzon të dy versionet.

 Zbardhen dëshmitë

Në gjykim deshmuan rreth fakteve objekt proçedimi edhe dëshmitarët Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, të cilët shpjeguan përpara Gjykatës rrethanat se si ishin vënë në dijeni të materialit që u publikua prej tyre dhe të pandehurit Ervin Salianji, në daljen publike të datës 14.05.2018.

Nga dëshmia e tyre, u evidentua qartë se kishte qenë pikërisht i pandehuri Ervin Salianji që ishte marrë paraprakisht me materialin që ishte publikuar.

Gjykata vlereson se, nisur nga rrethanat e ngjarjes, nga shqyrtimi i provave të analizuara më sipër, të administruara në funksion të ketij proçedimi që japin hollësi dhe tregojnë rrjedhën kronologjike të veprimtarisë së të katër të pandehurve në kryerjen e veprave penale të atribuara, të kohës kur ka ndodhur krimi, menyres se si eshte fabrikuar audiopërgjimi i rremë në përmbajtje dhe i rremë për subjektin që referon si një nga protagonistët e tij (shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, ndërkohë që subjekte të vërtetë të tij janë të pandehurit Albert Veliu e Fredi Alizoti), të përdorimit të kësaj prove të rremë si bazë e një deklarimi publik e mediatik për kryerjen e një nje krimi të rëndë ne fushen e narkotikëve, tërësisht i sajuar (i planifikuar kohë më parë nga të pandehurit në bashkëpunim mes tyre, duke qene se të pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti rezultuan të kishin njohje te mepareshme, ndërsa të pandehurit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji kanë krijuar njohje për shkak të këtij bashkëpunimi me të pandehurit, të rezultuar nga komunikimet mes tyre dhe më tej takimet), mjetet qe jane perdorur ne kryerjen e ketij krimi (pergjues, media, etj.), shtuar ketu dhe faktin e pranuar ne gjykim nga vete i pandehuri Fredi Alizoti per bashkëautorësinë e pohuar mbi kryerjen e këtij krimi me të pandehurit e tjerë, rezulton teresisht e provuar se fakti ka ndodhur ne variantin e percaktuar nga ana e Prokurorise, e vertetuar nga aktet provuese si me siper jane specifikuar, dhe Gjykata vlereson se ne teresine e veprimeve te kryera nga te pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji cilesohet kryerja e vepres penale te parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal dhe se autoret e kryerjes se ketij krimi jane pikërisht te pandehurit.(CNA.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re