Mati ishte një ndër qarqet e pastër nga koronavirusi deri ditën e sotme, por tashmë është shënuar rasti i parë. ISHP njoftoi sot se kanë konstatuar rastin e parë me koronavirus në këtë qark dhe bëhet fjalë për një person të infektuar prej kontakteve me të sëmurë nga fasoneria në Krujë.

Sëfundmi, në Krujë janë konstatuar 18 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 83. Kështu, Kruja bëhet qyteti i tret më i prekur nga koronavirusi në vend krahas Tiranës dhe Shkodrës.

Raste të reja sot
-18 raste në Krujë
-6 raste në Kukës
-4 raste në Tiranë
-2 raste Kurbin
-1 rast Lushnje
-1 rast Berat
-1 rast i importuar nga Greqia
-1 në Burrel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re