E mërkura e sotme shënoi rastin më të lartë të infektuarve nga Covid-19. Nga 42 raste mësohet se tre prej tyre kanë qenë në Krujë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, rastet e Krujës janë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore. Kjo ka bërë që të mos respektohen rregullat e distancimit fizik, duke vijuar traditën shqiptare të riteve.

Ndërsa duhet të hetohet se me cilat persona kanë pasur kontakt dhe se persona kanë marrë pjesë në këtë ceremoni mortore, pasi mund të sherbejë si një vatër e re infeksionit.

Ministria i bën thirrje edhe njëherë që qytetarët të shmangni grumbullimet masive në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re