Mbrëmjen e sotme një motomjet ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe ka dalë jashtë rruge në aksin Krujë-Fushë Krujë ku si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja.

Burime bëjne me dije se babë e bijë, përkatësisht F.M dhe N.M janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak

Me datë 23.10.2021, rreth orës 18:40, në aksin rrugorë Krujë-Fushë Krujë, shtetasi F. M., duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, (vajza) shtetësja N. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re