Një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit, por fatmirësisht pa viktima apo të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në një dyqan lulesh në Krujë, në pronësi të dy vëllezërve, të cilët u konfliktuan me katër persona të tjerë, të cilët ishin vëllezër me njëri-tjetrin.

Pas konfliktit me sende të forta, katër vëllezërit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar, ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re