Foto ilustruese

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në Krastë të Krujës.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi 20-vjeçar i mjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 11.10.2021, rreth orës 09:55, në Krastë, Krujë, shtetasi K. D., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re