Krundet e grurit janë ushqim i shijshëm dhe kualitativ. Janë të pasura me fibra, celulozë, hekur, fosfor, magnez dhe vitamina, transmeton Kosova Post.
Përparësitë në ushqim
Krundet e grurit përmbajnë 43 deri 44 për qind të fibrave bimore, më së shumti celulozë. Fibrat dietale duhet të jenë pjesë përbërëse e ushqimit sepse dhurojnë efekte të dobishme për shëndetin, si:
• Normalizojnë punën dhe shëndetin e zorrëve, janë të dobishme për lukth dhe të mira për tretje;• Ndihmojnë kundër kapsllëkut, përshpejtojnë metabolizmin;• Zvogëlojnë nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak;• Janë të dobishme në luftën kundër urthit dhe kundër thartires- ;• Ofrojnë ngopje dhe janë të dobishme për humbje në peshë dhe mbajtjen e peshës aktuale.
Përparësitë shëndetësore
Ushqimi i pasur me krunde nga gruri është i pasur me fibra, ndihmon në luftimin e gurëve në lukth, shton ndjeshmërinë në insulinë dhe ulë nivelin e triglicerideve në gjak.
Zvogëlon rrezikun nga kanceri
Krundet ndikojnë mirë edhe te inflamacionet e zorrës së trashë. Ushqimi i pasur po ashtu do ta zvogëlojë rrezikun nga shfaqja e kancerit të Shujtat e pasura me krunde po ashtu ndihmojnë femrat në menopauzë, ndihmojnë ato që vuajnë nga kolesteroli i lartë, shtypja e lartë e gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare./Kosova Post/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re