Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi për më shumë se 1 orë e 30 minuta, kryebashkiakët e djathtë të cilët do të lenë zyrat e tyre pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ata janë shprehur të shqetësuar, duke theksuar se nuk largohen nga bashkitë që drejtojnë

 Por Basha, i ka qetësuar duke i garantuar ata se do të ketë zhvillime, ndërsa i ka cilësuar zgjedhjet të pa pranueshme.

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, thotë:

“Në datë 13 tetor do të zhvillohen zgjedhjet, besoj se është e mjaftueshme. Ju e patë vetë dhe raportin e djeshëm që është shkelur ligji, zgjedhjet janë të paligjshme, kështu që takohemi me 13 tetor dhe do ta shihni sesa thellë do ta mund”, shprehet ai. 

Ndërsa kryebashkiakja e Shkodrës, tha se nuk mund të pranohen zgjedhje farse.

“Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë. Mendoj se raporti që OSBE-ODIHR dha dje është një reflektim për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Do të shohim zhvillimet në vijim, jo vetëm të klasës politike, por sidomos të popullit”, tha Ademi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re