2 maj Bashkia e Beratit po vijon të jetë pranë familjeve në nevojë të moshuarve që jetojnë vetëm duke shpërndarë ndihma ushqimore.

Kryetari bashkisë së Beratit, Ervin Demo, tha sot për ATSH-në se  “janë 1900 familje të cilat janë ndihmuar me pako ushqimore, ndërsa një pjesë e tyre janë ritrajtuar dy herë”.

“Ndihmat janë siguruar në dy rrugë  nga buxheti i emegjenacave i bashkisë  së Beratit dhe kontributi i disa donatorëve”, – tha Demo.

Kryebashkiaku Demo theksoi se “për pensionistët është bërë një punë e jashtëzkonshme,  falënderoj grupet e patronazhimit, të cilët kanë identifikuar familjet kadhe kanë shpërndarë ndihmat  dhe i kanë ofruar asistencë pensionistëve të vetmuar”.

“112 persona bëjnn pjesë në grupet e punës, punonjës bashkie, administrator, kryepleq, të cilët janë marrë me shpërndarjen e ndihmave dhe asistencën për pensionistët e vetmuar. Kemi asistuar 800 pensioniste në bashkinë e Beratit”, – nënvizoi Demo.

Kryetari Demo tha se “Berati u shpall zonë e gjelbër duke filluar nga dita e hënë. Kjo na ngarkon me përgjegjësi të gjithëve që të jemi edhe më të kujdesshëm e të ndjekim rregullat sipas fashave të orarit të përcaktuar nga organet përkatëse”.

Ai i bën thirrje qytetarëve t’i kthehen normalitet të ri duke mos e humbur fokusin nga përgjegjësitë individuale të gjithësecilit.

Bashkia e Beratiti do të vazhdojë t’iu vijë në ndihmë familjeve në nevojë dhe pensionistëve edhe në ditët në vijim./k.s/j.p

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re