Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe ka dalë nga spitali i Traumës, ku u shoqërua për të marrë ndihmë më të specializuar, pas plagosjes me granatrë nga ish-shoferi i tij.

Ndërsa sektretarja e tij, Ermira Qalliu vazhdon ende të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Mjeku kirurg i Lushnjes, Sami Osmani ka dhënë detaje të tjera në lidhje me gjendjen e të plagosurve.

“Sekretarja Qalliu kishte plagë në nofull dhe pasi bëne ekzaminimin imagjerik, përpunimin e plagëve, nxorrën metalet nga trupi i reanimuan dhe për kosnultë më të specializuar janë dërguar në spitalin e Traumës, në Tiranë.

Nga trupi ajo që nxorrëm ishte metal. Një copë metali i noxrëm kryetarit dhe një copë sekterares. 

E kishte plagen në faqen e djathtë poshtë këndit të syrit dhe kryetari e kishte në toraks. 

Sekretarja kishte të dëmtuar edhe një gisht. Ata u reanimuan dhe ishin jashtë rrezikut për jetën kur u nisen në Tiranë”, tha mjeku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re