Kryetari i Bashkisë së Beratit ka paralajmeruar bojkotin perfundimtar të kampionatir të kategorisë së parë nga Tomorri në rast se klubi nuk do të marrë garanci nga federate shqiptare e futbolli për një garë të barabarte mes ekipeve deri ne fund të sezonit.

Gjatë një ndërhyrje telefonike për emisionin “Kampionet” në Vizion Plus, Petrit Sinaj pranoi problematiken e tifozeve beratas në duelin e fundit shumë të përfolur ne Berat kundër Apolonisë, por ai tha se gjithcka erdhi në shenje revolte për gjykimin tendecioz të gjyqtarit Helidon Hala.

Sinaj deklaroi se vendosja e tij si gjyqtar kundër Apolonisë ishte bërë me qëllim nga disa segmente te federatës pasi ky gjyqtar që nga maji I vitit të kaluarf ishte shpallur si I padëshiruar nga klubi berates.

Kryebashkiaku shtoi se cështja e dënimit të Tomorrit nga FSHF dhe komisionet e saj pas incidenteve kundër Apolonisë, do të ankimohet deri në “CAS” për të kërkuar një të drejtë të mohuar. E në rast se FSHF nuk jep garanci për pjesën e mbetur të garës, Tomorri nuk do ta vazhdojë kampionatin pavarësisht rrezikut për të rënë një kategori më poshte.

Ndërkohe drejtori I sporteve në bashkinë e Beratit, Alban Pambuku sqaroi në Vizion Plus, se ka pamje të kamerave të sigurisë nga brenda stadiumit që kundërshtojnë theniet e gjyqtarit Hala se aid he asistetet janë goditur në dhomat e zhveshjes.

“Është një gjë krejtësisht absurd dhe deklaratat e gjyqtarëve janë bërë me qëllim tendecios që të dënohemi ne pasi ne kemi të gjitha pamjet e sigurisë brenda dhomave të zhveshjes ku duket se askush nuk është future tek gjyqtarët për ti goditur. Nuk e kuptojme se cila është arsyeja përse e kanë shpikur një gjë të tillë bluzat e zeza.”

Pambuku shkoi më tej teksa deklaroi se përkundrazi ka qënë presidenti I Apolonisë, Koco Kokedhima që është takuar në atë ndeshje me delegatin e ndeshjes petrit haxhia.

“Mua më lind dyshimi, cfarë diskutoi Petrit Haxhia me Kokedhimen. Mos vallë I tha presidentit të Apolonisë, qetesoi se do ta rregullojmë këtë punë. Ky është dyshimi ynë që u vertetua pas hartimit që bënë gjyqtarët që solli dënimin tonë”.

Drejtori I sportit në bashkinë e Beratit pohoi se shumë donator kanë shprehur dëshirë që të paguajnë 48 mijë euro që duhen për gjyqin ne KAS.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re