Skip to content

Kryebashkiaku i Bukureshtit-opozitës: Mos bojkotoni zgjedhjet lokale

Kryetari i bashkisë së Bukureshtit Daniel Tudorache nuk e shikon të drejtë bojkotimin e zgjedhjeve dhe sidomos atyre lokale.

 

Gjatë vizitës në qytetin e Korçës u nënshkruan marreveshje binjakëzimi mes dy bashkive, Tudorache ju përgjigj interesimit të gazetarëve edhe për bojkotin që opozita shqiptare kërkon t’u bëjë zgjedhjeve lokale.

 

“Unë nuk jam dakort me asnjë bojkotim të partive në zgjedhje. Cdo njeri ka te drejtë të votojë dhe kjo e drejtë nuk mund tju hiqet. Unë i këshilloj ata që duan të votojnë të paraqiten të votojnë. Ky është roli i demokracisë. Vota, na pëlqen s’na pelqen ne duhet ta respektojme votën. Edhe ne kemi zgjedhje pas një viti. Edhe un jam pjesë e partisë qeverisë. Edhe ne opozita na takon nga të gjitha fondet. Ne duhet te ecim perpara, ne kemi zgjedhje parlamentare pas 3 javesh. Opozita na qellon nga te gjitha kendet, por nuk eshte ne dinjitet qe nje opozite te kerkoje qe populli te mos shkoje ne votim. Para 30 vitesh ne luftuam te prezantohemi ne zgjedhje dhe te fitoje ai qe e meriton.”