Home SHQIPERIA Kryebashkiaku i Bulqizës inauguron një rrugë që s’e keni parë kurrë ( FOTO)

Kryebashkiaku i Bulqizës inauguron një rrugë që s’e keni parë kurrë ( FOTO)

0
Kryebashkiaku i Bulqizës inauguron një rrugë që s’e keni parë kurrë ( FOTO)

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Banorët e disa fshatrave në Bulqizës, në mungesë të mbështetjes nga qeveria për të investuar në infrastrukturën e zonës, janë detyruar të mbledhin një shumë lekësh, dhe në bashkëpunim me kryebashkiakun Lefter Allën, e kanë ndërtuar vetë rrugën.

 

Përmes disa fotove, Alla ka treguar në llogarinë e tij të “Facebook” përfundimin e punimeve.

 

“Falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, #BashkiaBulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës” shkruan Alla.

 

Megjithatë, kjo rrugë, ka tërhequr vëmendjen e komentuesve, të cilët, të habitur nga ky investim, “kryqëzojnë” Allën.

 

“Ore rruge eshte kjo!? Sa viza ke hequr perpara se te beje kete?” i shkruan një prej komentuesve.

 “Talluni me jete popull se pak e ka… pse mor rruge eshte kjo!?!?!” shkruan një tjetër.

“Ka punu me plan tjetri jo kot me kot ! Neser pasneser e hap kanal ate pjesen ne mes dhe del kanal vadites fiks, çudira alla shqiptarçe.”

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë