Kryebashkiaku socialist i Kolonjës Erion Isai ka deklaruar se rrogën e parë e ka marrë kur filloi si aktor në emisionin e humorit “Portokalli” dhe se rrogën e ka patur 850 mijë lekë të vjetra në muaj që në moshën 15-vjeçare.

Isai deklaroi se tani që mban postin e kryetarit të bashkisë së Kolonjës, ka rrogën më të ulët që ka marrë ndonjëherë gjatë jetës së tij, 680 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Unë kam filluar punë në Top Channel që 15 vjeç edhe rroga me e ulët ka qenë atëhere se tani është rroga e kryetarit të bashkisë e ulët, por e mbaj mend dhe duhet ta them. I kam borxh gjithë rrugëtimin tim Dritan Hoxhës. Mua më ka zgjedhur Altin Basha në audicion. Javën e dytë që kisha filluar, kisha dalë me “Çuçkën” dhe ai vjen bën një mbledhje dhe përpara se të ikte më tha mua: “Si e ke emrin ti?” Unë ngela se 15-vjeç isha dhe vazhdoj mbaj rekordin si aktori më i vogël. I thashë unë: “Erion”. “Rrogë të plotë Erionit”, tha. Unë isha 15 vjeç dhe kam marrë atëherë që ishte fillimi, 850 mijë lekë rrogë në muaj. Tani është e kryetarit të bashkisë rroga më e vogël në jetë, që është 680 mijë lekë të vjetra.” tha Erion Isai në “Top Albania Radio”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re