Skip to content

Kryebashkiaku i Krujës paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Mësohet se ndaj Bushit, në SPAK janë regjistruar disa kallëzime për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së tenderave.

Bushi është paraqitur si person që ka dijeni, për të dhënë sqarime rreth këtyre kallëzimeve./