Kreshnik Hajdari mund të humbë mundësinë e një rikandidimi, për një mandat të dytë në krye të bashkisë Kuçovë nga disa akuzave dhe lajmeve që tregoni se ai është dënuar në Greqi.

Kryebashkiaku i Kuçovës  me anë të një reagimi tha se nuk ka qenë në dijeni të këtij vendimi, e ndërsa tha se kjo nuk e penalizon për kandidimin e tij në Bashkinë Kuçovë.

Hajdari ka thënë se në vitin 1999 ai mori rrugën për Greqi për të punuar, por u kthye mbrapsht në kufi dhe ka thënë se është hera e parë që mësoi mbi ekzistencën e këtij vendimi.

Por duket se kjo nuk e ka ndalur kryebashkiakun të hapë një tenderi ku ka si objekt “Shërbimi i pastrimit, grumbullimit dhe transportit në vend depozitim të mbetjeve urbane”.

Kryebashkiaku i Kuçovës tender 1,5 miliardë lekë për

Vlera e këtij tenderi arrin afërsisht në 1.5 miliardë lekë dhe kontrata është për 4 vjet, burimi i financimit është nga buxheti i Bashkisë Kuçovë.

Sipas bashkisë Kuçovë aplikimi i kontratës shumëvjeçare, garanton dhe siguron efektivitet në lidhje me shpejtësinë e realizimit në kohë të shërbimit, si dhe qëndrueshmëri në kryerjen me cilësi të shërbimit (e provuar kjo nga kontratat e mëparshme që ka lidhur autoriteti kontraktor Bashkia Kuçovë për këtë shërbim me afat 4 vjeçar).

Tashmë që jemi në prag fushate kryebashkiaku i Kuçovës ka nisur motorët dhe po firmos tendera për të “mirën” e qytetarëve të Kuçovës./Vox

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re