Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka bërë thirrje për një referendum të dytë mbi Brexit, duke paralajmëruar se Britania është në rrezik të largohet nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje të negociuar.

Për Observer, Khan ai tha se “koha po kalon me shpejtësi”, ndërsa qeveria e kryeministres Theresa May duket “e papërgatitur dhe e pakënaqur me situatën”.

Dështimi për të arritur marrëveshje me Brukselin, qoftë dhe një marrëveshje e keqe, mund të rezultojë në humbjen e 500,000 vendeve të punës, me pasojë çrregullime civile, paralajmëroi ai.

“Unë nuk besoj se May e ka mandatin që të rrezikojë me ekonominë dhe jetën njerëzore”, tha Khan, një anëtar i Partisë Laburiste të opozitës, i cili është në favor të qëndrimit në BE.

Khan nuk ka rol të drejtpërdrejtë në procesin e Brexit, por ka shumë ndikim në mesin e politikanëve.

Ai tha se britanikët duhet të jenë në gjendje të votojnë për çdo marrëveshje, ose të votojnë për një qëndrim në BE.

Britania e Madhe duhet të largohet nga BE më 29 mars, por Theresa May po përpiqet të dalë me një marrëveshje që i përshtatet Brukselit, por edhe me Partinë e saj Konservatore.

“Është koha për ta marrë këtë çështje të rëndësishme nga duart e një politikaneje dhe për ta sjellë atë te njerëzit”, shkroi Khan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re