Gjithë administrata e bashkisë së Maliqit përfshi edhe atë të njësive administrative janë përfshirë ditën e sotme me pastrimin dhe sensibilizimin e komunitetit për një mjedis sa më të pastër.

 

Për kryetarin e kësaj bashkie, Gëzim Topciu, problemet më të shumta lidhur me pastrimin hasen në njësitë administrative përfshi edhe në fushën e Maliqit.

 

Probleme që fillojnë brenda qendrave të banuara por shumë më tepër me mbetjet organike në periferi të fshatrave.

 

Për këtë kryebashkiaku Topciu i ka kërkuar banorëve të tregohen më të kujdesshëm me mbetjet urbane në qendrat e tyre të banimit ashtu sic u ka kërkuar kompestimin e plehrave organikë në tokat e tyre bujqësore dhe jo ti depozitojnë në afërsi të qendrave të banuara.

 

Gëzim Topciu iu ka bërë me dije banorëve që janë shqetësim për mjedisin se do të aplikohen masa shtrënguese për atë pjesë të vogël që nuk respekton rregullat e bashkëjetesës në komunitet.