Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është festuar në mbarë botën ku ka shqiptarë. Më së shumti kjo festë ka ngjyrosur kuq e zi kryeqendrën më të famshme botërore Time Squere në New York.

I ftuar në Panorama TV për të folur pikërisht për këto festime, ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, i cili ndër të tjera tha se këtë vit festimet e shqiptarëve në New York kanë qenë të një dimensioni tjetër.

“Në fakt ky ka qenë viti i shqipes në SHBA. Pas një prezantimi shumë të mirë të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Sot Shqipëria ka një emër dhe dimension tjetër.

Festat këtë herë kanë qenë më të mëdha më të organizuara.

Ka pasur një dimension tjetër, sepse festimet nisën që më datë 27, ku kryebashkiaku i New York-ut ngriti flamurin shqiptar.

Pastaj patëm një takim në Bronx, ku atje 28 nëntori u shpall dita e pavarësisë, në nderim të shqiptarëve.

Dua të falënderoj qytetin e Nes York për marrjen e masave dhe  Mark Gjonaj për cdo detaj të organizimit të festës” tha fillimisht ai.

Në lidhje me faktin nëse ishte e njëjta gjallëri edhe këtë vit, pasi parada e shqiptarëve të New York-ut u zhvendos në Tiranë, Bushati tha sa nuk di ta krahasojë me vitet e tjera pasi nuk ka qenë në New York.

“Nuk di ta krahasoj me vitet e kaluara, sepse nuk kam qenë në New York. Di të them që festimet kanë qenë shumë të veçanta.

Në të gjitha takimet që kam qenë, me ka thënë që është hera e parë që po organizohen kështu. Ka të bëjë ndoshta edhe kombëtarja, që u kualifikua  në EURO 2024” shtoi Bushati.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re