Les Sables-D’Olonne, një vendpushim i njohur në bregdetin Atlantik të Francës, i paralajmëroi vizitorët të vishen siç duhet kur largohen nga plazhi, duke thënë se shumë njerëz kishin filluar të shëtisnin nëpër qytet me rroba banje.
“Është e ndaluar të shëtisësh nëpër Les Sables-D’Olonne pa këmishë ose me rroba banje. Pak mirësjellje, ju lutem,” tha kryetari i bashkisë Yannick Moreau për televizionin CNEWS.
Policia lokale është urdhëruar të gjobisë ata që nuk i përmbahen rregullave me një gjobë prej 38 eurosh, tha ajo.
Ai shpjegoi se është çështje respekti për banorët që nuk duan njerëz që ecin gjysmë të zhveshur nëpër qytetin e tyre dhe se ky është një rregull themelor i higjienës publike në tregje dhe dyqane.
“Nëse doni të tregoni barkun tuaj ose rrobat tuaja më të mira të banjës në Les Sables-d’Olonne, ka 11 kilometra plazh në dispozicionin tuaj”, shtoi Moreau.
Një poster humoristik që mbështet fushatën kundër rrobave të banjës në rrugë shkruan: “Pas 200 vitesh elegancë, nuk duam mbathje në rrugët tona!”.
Kujtojmë se fenomeni i daljes më rroba banje në rruge a vende publike ndodh rëndom në qytetet bregdetare shqiptare, kryesisht nga të huaj. Kryeson Saranda, ku në plazhet e saj shfaqen hera herës dhe nudizma. Por deri më tani nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre.
Posteri tregon evolucionin e veshjeve të plazhit, duke filluar me një burrë me veshje tradicionale franceze pranë një gruaje me një fustan të gjatë, pastaj një turist me këpucë tenisi, pantallona të shkurtra dhe një bluzë, dhe më pas një burrë pa bluzë. /tesheshi.com/



