Kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Adriatik Mema, së bashku me shoferin e tij dhe 2 policë bashkiakë, në gjendje të dehur kanë dhunuar një qytetar në një prej lokaleve të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Ka qenë vetë qytetari i dëmtuar me inicialet V.C. që në një komunikim me Boldnews.al ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij nga kryetari i bashkisë.

Ai ka treguar se fillimisht është ofenduar dhe më pas është goditur nga Mema dhe punonjësit e bashkisë pa ndonjë arsye specifike.

“Ne rastisëm në të njëjtin lokal bashkë me kryetarin e Bashkisë së Çorovodës Adriatik Mema, i cili ishte i shoqëruar nga shoferi i tij dhe dy punonjës të policisë bashkiake. Të gjithë ishin në gjendje të dehur. Pa arsye kryetari nisi të më ofendojë. Më pas shoqëruesit e tij nisën të më godasin pa asnjë arsye“, thotë qytetari i dëmtuar V.C.

Sakaq, mësohet se për këtë ngjarje është vënë në dijeni edhe policia e qytetit të Çorovodës, e cila duket se në rrethana të tilla nuk ka shumë për të bërë pasi z.Mema është përfaqësuesi i Partisë Socialiste dhe vështirë se ligji mund të veprojë ndaj tij.

Burimi: boldnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re