Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani ka depozituar në prokurori gjurmët e gishtave.

 

Baban I depozitoi gjurmët pas kërkesës së bërë nga ana e organit të akuzës. Vizion Plus mëson se kryebashkiaku i depozitoi shenjat në Institutin e Policisë Shkencore.

Mark Babani u akuzua nga PD se ashtu si Valdrin Pjetri e Agim Kajmaku, dhe ai kishte bërë deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit pasi ka qenë I dënuar në Itali.

 

Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës ishte dënuar ne Itali, Mark Babani ka depozituar shenjat e gishtërinjve në Prokurori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re