Ish-kryeministri Sali Berisha nga Berati ku prezantoi kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Zija Ismaili tha se ky qytet është braktisur nga varfëria, pasi regjimi i ‘Rilindjes’ kanë vendosur pushtetin në duart e Edi Ramës.

Berisha tha se qytetarët duhet të votojnë ndryshimin pasi  qeveritarët po i vjedhin të ardhurat dhe po i përdorin ato për tendera private, ndaj dhe Berati po boshatiset.

“Vota absolute është ajo për ndryshim. Votoni për vendosjen e pluralizmit dhe rrëzimin e pushtetit të Ramës, i cili dhe engjëll të jetë kthehet në diell. Pa lë të jetë djall si Edi Rama, sot jetojmë në një regjim ku pushtet janë në duart e një njeriut. Ky nuk ka skuadra pushkatimi por darën e tmerrshme të varfërimit, duke i vjedhur dhe përzënë çdo ditë. Ky njeri nuk ka burgje e kampe por ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e varfërisë. Qytetarët të reflektojnë dhe të pyesin veten se pse në 8 vite ikën 1 milion shqiptarë, do kuptojnë se është varfëria. Varfëria nuk vjen nga zoti as natyra, por qeveritarë që vjedhin ditë e natë, ndërton rrugë me 24 mln euro kur në Europë bëhet me 2 mln. Vjedh sepse udhëton vetë me avion me dhomë gjumi, ministrat e tij marrin prona publike në kundërshtim me ligjin, pushteti përdoret për tendera familjare, ligji e ndalon.

A mund të vazhdojmë ne në këtë mënyrë, jemi në Berat në 1 nga 50 vendet më të bukura të planetit. Është i vendosur në zemër të Europës dhe qytetarët e braktisin, ky kryetar është kopje e Edi Ramës, nuk ka transparencë dhe ka dyfishuar tarifat. Nuk ka shkelur njëherë në fshatrat e Beratit, e ftoj të dalë këtu me doktor Zijajin, të shkojë në të gjitha zonat e këtij rrethi dhe të thotë se çfarë ka bërë veç braktisjes. Zija Ismaili do bëjë gjithçka për të ofruar shërbime me kosto më të lira, do përgjysmojë tarifat dhe taksat, të shpërndajë të ardhura me drejtësi e ndershmëri”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re