Erion Veliaj e ka konsideruar një hile atë që bëri Presidenti Ilir Meta, duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e Teatrit.  I pyetur në “Opinion” se përse nuk priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për prishjen e godinës së teatrit, Veliaj tha se Presidenti i vendit ka shkuar në vendin e gabuar.

“Presidenti ka bërë një hile, sepse ky është akt administrativ dhe duhej drejtuar në Gjykatën Administrative. Ju sjell rastin e Kopshtit Botanik. Në Kopshtin Botanik e kuptuan që është akt administrativ dhe rektorati i Tiranës që mund të mos jetë në pëlqimit tim, bëri rrugën e duhur. Presidenti ka vajtur në vendin e gabuar për të bërë një hile” u shpreh Veliaj.

Më tej duke vijuar argumentimin e tij, Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se vendimi që Teatri Kombëtar të mos hynte në godinat e mbrojtura është vendosur nga Bujar Leskaj.

“Ky urdhri që nuk e ka Teatrin Kombëtar në godinat e mbrojtura është firmosur nga Bujar Leskaj, ish-Ministër i Kulturës në atë kohë”, u shpreh Veliaj

Duke iu rikthyer sërish Presidentit, ai tha: “Vajti presidenti bëri një hile, ndaj atyre të vetëve se mua s’ma hedh njeri dhe e çoi në Gjykatën Kushtetuese, atë që duhej çuar në Gjykatën Administrative”.

I pyetur se përse qenka hile kjo e presidentit dhe jo e vetë Veliajt që tha do votohet në 15, porn ë fakt u votua në 14 maj, Veliaj tha se: Data 15 ishte një sajesë e mediave të opozitës dhe siç ndodh në Shiqpëri, “cut and paste”, asnjë nuk e verifikon”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re