Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha zbulon se personi i parë që ka marrë kopjen e librit të tij ishte shkrimtarja Flutura Açka, e fundit kjo që ia ka dhënë librin pasi kryedemokrati ishte kthyer nga një takim politik.

Në intervistën dhënë për emisionin “Kjo Javë” në News 24, Basha deklaroi se edhe bashkëshortja e tij ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në librin “Misioni im”. Sipas Bashës, bashkëshortja e tij Aurela ishte ndër tё parët qё e pa dhe “ishte pjesë le tё themi e procesit qё çoi deri nё botimin e librit”.

Pjesë nga intervista: 

Pyetja: Pasi i dhatë dorën e fundit…pёr atё qё flitet nё libër dhe pyetje tё tjera. Kush e mori kopjen tuaj tё parё tё librit? Kujt ia besuat qё ta lexonte e tё jepte impresionin e parё?

Lulzim Basha: Shikoni kopjen e botuar tё librit. Ma sollën sapo ishte botuar nё fakt, sapo isha kthyer nga njё aktivitet politik. Tё jem i sinqertë prisja tё ishe botuar pak mё parё por vet e kisha fajin sepse deri nё çastin e fundit e kisha mendjen tё merresha me disa detaje dhe kjo ndoshta edhe e vonoi pak nxjerrjen e kopjes sё parё apo botimit tё parё tё librit. Kёshtu qё nё njëfarë mënyre kam qenё unё qё kam marrё kopjen e parё, mё ka ardhur nga botuesja, nga Flutura Açka dhe mё dha nё momentin e parё njё ndjesi shumë tё çuditshme sepse me thёnё tё drejtën ndonëse kisha muaj e dija qё do tё ishte ky produkt. Momenti i parё kur ke nё dorë njё libër si njё adhurues.

Pyetja: Ёshtё njё ndjesi ndryshe?

Lulzim Basha: Njё adhurues i letërsisë papritur ke nё duar njё libër ndonëse nuk ёshtё letërsia e mirëfilltë.

Pyetje: Ёshtё njё letër e hapur drejtuar publikut?

Lulzim Basha: Ishte njё ndjesi e veçantë dhe pas kësaj u sigurova qё disa nga miqtë menjëherë tё kishin njё kopje dhe prisja sigurisht dhe reagimet e tyre

Pyetja: Nё libër përshkruhen shumë shpesh bisedat me bashkëshorten tuaj znj. Aurela, a e lexoi ajo qё nё momentin kur arriti tё botohej?

Lulzim Basha: Patjetër qё po. Edhe pёr faktin qё ajo vet ёshtё, vjen edhe nga fusha e gjuhë –letërsisë e letërsisë anglo-amerikane dhe nga fusha e shkencave politike, kёshtu qё ishte jo thjesht e natyrshme por e pamundur qё tё ishte ndër tё parët qё e pa dhe ishte pjesë le tё themi e procesit qё çoi deri nё botimin e librit.

Pyetje: Do tё vazhdoni zoti Basha, brenda mundësive si do tё jenë mundësitë pёr tё shkruar, si ishe si eksperiencë apo

Lulzim Basha: Shiko nuk ishte qёllim nё vetvete, do ta them fare qartë dhe misioni qё unё kam marrё përsipër pёr tё, pёr tё bёrё tё mundur ndryshimin e vendit pёr tё rikthyer shpresën se ky vend mund tё bёhet pёr tё bёrё bashkё me gjithё shqiptarët tё mundur qё tё ndërtojmë këtu njё jetë mё tё mirё pёr veten tonё pёr familjet tona, pёr fëmijët tanё. Ky ёshtё misioni i vërtet, kjo ёshtё pesha qё ndjej mbi supe. Shpresoj qё libri tё jetë njё dritare pёrmes sё cilës qytetarët qё do ta marrin nё dorë ta kuptojnë se mënyra se si unё e kam parё politikën prej ditës sё parё tё angazhimit nё tё nuk ka qenё ajo qё rëndon ndoshta pritet apo perceptohet nga njerëzit nuk ka qenё si njё profesion si njё thirrje si njё diçka qё , si njё detyrë qё merret qё nga ora 9 e mëngjesit deri nё orën 5 tё darkës dhe kaq. Por si njё mision si njё mision i cili tё pushton tё gjithё qenien tënde qё bёhet pjesë e pandashme e ekzistencës qё tё motivon, tё bën tё fort nё momente tё vështira tё bësh tё pranosh sakrifica tё mëdha personale dhe familjare , pёr njё besim, besim s’di si ta them ndryshe shumë mё tё madh pёr besimin se po i shërben diçkaje qё ёshtё shumë mё e madhe se vetvetja apo familja e ngushtë biologjike apo qoftë dhe rrethi i ngushtë familjar, shoqëror apo dhe thjesht grupi politik apo Partia Demokratike, shtëpia ime politike ёshtё njё mision qё i shërben kombit qё i shërben tё sotmes dhe tё sё nesërmes dhe kёtё kuptim jam përpjekur tё, ta konceptoj kёtё libër si njё letër tё hapur ndaj shqiptarëve ku kёtё kurajo, kёtё forcë qё mё jep ky besim tek vendi ynë dhe tek njerëzit tanё ta ndajmë me sa mё shumë shqiptarë e nё veçanti nё këto kohë kur besoj çdokush ka nevojë pёr pak mё shumë shpresë, pёr pak mё shumë pozitivistet dhe njё përqasje pak mё njerëzore edhe ndaj politikës edhe ndaj asaj qё politika e mirё mund tё arrij pёr njerëzit dhe do ta arrij pёr njerëzit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re