Ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry, deklaroi se ulja e tensioneve në marrëdhëniet Türkiye-Egjipt është në interesin e rajonit dhe të popujve.

Shoukry ka folur për televizionin grek SKAI dhe është shprehur se marrëdhëniet Türkiye-Egjipt nuk do të pakësojnë në asnjë mënyrë marrëdhëniet Greqi-Egjipt.

Duke theksuar ulja e tensioneve në marrëdhëniet Türkiye-Egjipt është në interesin e rajonit dhe të popujve, Shoukry tha: “Ne filluam një proces sepse pamë se ekziston dëshira për të ulur tensionet si në anën e Türkiye-s, ashtu edhe në anën tonë. Kjo ecuri për të ulur tensionet dhe për të siguruar një qetësi më të gjerë është në interes të rajonit në mënyrë që kjo do të reflektojë pozitivisht edhe tek popujt e rajonit”.

Ai foli për atmosferën pozitive të krijuar mes Türkiyes dhe Greqisë dhe vuri theksin se me Türkiyen kanë përcaktuar fushat që duhen trajtuar si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal.

Shoukry tha se një rezultat që mund të kënaqë dhe mbështesë me drejtësi interesat e të dyja palëve të marrëdhënieve mes Türkiyes dhe Greqisë mund të sigurojnë dobi potenciale për të gjitha vendet e rajonit dhe do të zgjerojë fushat e tregtisë dhe investimeve duke rritur bashkëpunimin.

Ndër të tjera, duke thënë se ata kurrë nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet për të ulur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës, Shoukry shtoi: “Ngjarjet në Xhaminë Al-Aksa shkaktuan një konflikt fatkeq dhe humbje jetësh. Ne ndërhymë dhe diskutuam se si mund të rivendosim qetësinë dhe të parandalojmë më tej përshkallëzimin”.

Më tej, shefi i diplomacisë egjiptiane është shprehur se tensioet janë shumë të rrezikshme për stabilitetin e rajonit dhe mirëqenien e popullit palestinez dhe atij izraelit dhe se kanë bërë gjithçka për të bindur të gjitha palët.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re