Ministri i Jashtëm i Bangladeshit, Abul Kalam Abdul Momen, pohoi se refugjatët muslimanë arakanas nuk janë dërguar me forcë nga kampet në rajonin Cox’s Bazar, në ishullin Bhasan Char që njihet se është i pambrojtur ndaj përmbytjeve dhe stuhive.

Momen vlerësoi për Sky News-in britanik transportimin e arakanasve në ishullin Bhasan Char.

Ai duke pohuar se refugjatët në ishull shkojnë vullnetarisht, refuzoi pretendimet për forcë.

Kryediplomati i Bangladeshit gjithashtu kritikoi edhe qëndrimin e organizatave për të drejtat e njeriut rreth vendosjes së arakasve në ishull. “Në 3 vitet e fundit jemi duke i ftuar Amnesty International dhe Human Rights Watch por ata nuk dëshiruan të vijnë atje. Ata nuk dinë asgjë”, u shpreh ai.

Duke pohuar se pretendimet rreth forcës “janë plotësisht gënjeshtër”, ai tha se “Askënd nuk e kemi detyruar, askënd se paguam asnjë monedhë”.

Bangladeshi në fillim të dhjetorit vendosi 1.642 refugjatë në ishull, ndërsa më 28 dhjetor kishte bërë të ditur se 700 deri 1000 refugjatë gjithashtu do të dërgohen në ishull.

Vendosja e muslimanëve në Bhasan Char shkaktoi reagime

Pasi refugjatët muslimanë arakanas filluan të transportohen nga kampet në rajonin Cox’s Bazar në Bhasan Char, u prit me reagim nga organizatat humanitare dhe të të drejtave të njeriut. Organizatat që kundërshtonin këtë plan, theksojnë se ishulli është i pambrojtshëm nga përmbytjet dhe uraganet e shpeshta në rajon.

Në mënyrë të përsëritur u ngritën edhe shqetësime në lidhje me atë se vallë refugjatët muslimanë arakanas në ishull do të kishin qasje në shërbime të tilla si ushqimi, uji, kujdesi mjekësor dhe arsimi.

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Mianmar, Tom Andrews ka theksuar shqetësimin në lidhje me lajmet për vendosjen e muslimanëve arakanas në ishullin Bhasan Char “pa një vlerësim të pavarur të OKB-së”.

Spastrimi etnik kundër muslimanëve të Arakanit

Në vitin 2012 në Arakan ndodhën konflikte mes budistëve dhe muslimanëve ku si pasojë e ngjarjeve, mijëra persona nga të cilët shumica muslimanë, u masakruan dhe qindra shtëpi dhe biznese u dogjën.

Ushtria e Mianmarit dhe nacionalistët budistë filluan dhunën masive duke treguar si arsyetim sulmet e njëkohshme më 25 gusht 2017 në stacionet kufitare në Arakan.

Në një raport të Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit “Ontario”, të publikuar në gusht 2018 thuhet se që nga 25 gushti 2017 mbi 24 mijë Rohingya u vranë nga ushtria e Mianmarit dhe po ashtu nga ushtarët 34 mijë Rohingya u hodhën dhe u dogjën në zjarre ndërsa mbi 114 mijë të tjerë u rrahën.

Gjithashtu sipas raportit 18 mijë gra dhe vajza Rohingya u përdhunuan nga pjesëtarët e ushtrisë së Mianmarit.

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nëpërmjet pamjeve satelitore kanë treguar se qindra fshatra janë shkatërruar.

Organizatat ndërkombëtare dhe ato të OKB-së për të drejtat e njeriut, dhunën kundër muslimanëve Rohingya të Arakanit e konsiderojnë si “spastrim etnik” ose “gjenocid”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re