Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut ka bërë një vizitë të papritur në Suedi, para një takimi të mundshëm ndërmjet Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kim Jong-un.
Peniani tha se udhëtimi i Ro Yong-ho ishte “për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet me shqetësim të përbashkët”, shkruan BBC, përcjell Syri.net.
Suedia njihet historikisht për ndërmjetësinë e saj ndërmjet Uashingtonit dhe Penianit.
Kësisjoj, vizita ka ngjallur spekulime se mund të jetë pjesë e përgatitjeve për samitin SHBA-Kore e Veriut.
Donald Trump javën e kaluar pranoi një ftesë për bisedime direkte me Kim Yong-un, një lajm që shokoi, pasi të dy liderët kanë shkëmbyer kërcënime dhe fyerje për muaj me radhë.
Nuk ka pasur asnjë fjalë nga Koreja e Veriut qëkurse ftesa u njoftua zyrtarisht nga Koreja e Jugut në Uashington.



