Ministri i Jashtëm saudit ka mohuar raportet për një takim të dielën midis zyrtarëve të lartë izraelitë dhe princit të kurorës Mohammed bin Salman.

“Unë kam parë njoftime e shtypit në lidhje me takimin e supozuar midis Lartëmadhërisë së tij Mbretërore Princit të Kurorës dhe zyrtarëve izraelitë gjatë vizitës së fundit nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo. Asnjë takim i tillë nuk ka ndodhur”, shkroi Faisal bin Farhan në Twitter të hënën.

“Të vetmit zyrtarë të pranishëm ishin amerikanë dhe sauditë”, tha ai.

Media izraelite pretendoi sot se kryeministri Benjamin Netanyahu udhëtoi fshehurazi me Pompeon në Arabinë Saudite për një takim me princin e kurorës.

Nëse raportet do të ishin të vërteta, do të ishte takimi i parë i njohur midis udhëheqësve të Izraelit dhe Arabisë Saudite, mes një përpjekje të diskutueshme të Izraelit për normalizimin e marrëdhënieve me shtetet arabe.

Raportet nga “Haaretz” dhe “Walla news” thanë se takimi u mbajt në Arabinë Saudite me pjesëmarrjen e Yossi Cohen, kreut të agjencisë izraelite të spiunimit Mossad.

Zyra e Netanyahut nuk e mohoi lajmin, vunë në dukje mediat.

Kohët e fundit, Farhan tha se normalizimi me Izraelin përfundimisht do të ndodhte brenda kornizës së një plani paqeje palestinezo-izraelite.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re