Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billström, ka uruar 29 Tetorin, Ditën e Republikës së Turqisë, dhe ka theksuar se kundër terrorizmit veprojnë së bashku me Turqinë.

Në ambasadën e Turqisë në Stockholm u mbajt një pritje me rastin e 99 vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.

Në recepsionin e mbajtur nën organizimin e ambasadorit të Turqisë në Stockholm, Yönet Can Tezel, morën pjesë kreu i parlamentit suedez Andreas Norlen, ministri i Jashtëm Tobias Billström, ministri i Mbrojtjes Pal Jonson, atasheu i lartë ushtarak, koloneli Şenol Nazikkol dhe shumë diplomatë dhe shefa të misioneve.

Ministri Billström në fjalimin e tij uroi 99 vjetorin e Republikës së Turqisë duke theksuar se dëshirojnë të bëjnë bashkëpunime në shumë fusha me Turqinë.

“Kundër terrorizmit veprojmë së bashku me Turqinë. Shpresojmë se vitin e ardhshëm Suedia të ketë hyrë në NATO dhe 100 vjetorin e Republikës ta festojmë këtu sërish me aleatët tanë”, tha ai.

Ambasadori Tezel në fjalimin e tij tha se do të bëjnë përpjekje për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Suedisë dhe Turqisë.

Burimi; AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re