Një anëtar i kabineti austriak të ekstremistit të djathtë Sebastian Kurz, ka habitur me gjuhën e rregulluar karshi Turqisë. Është as më pa e as më shumë se vetë ministrja e Jashtme Karin Kneissl. Ajo ka kërkuar ndjeshmëri ndaj Turqisë duke thënë se të gjithë duhet të vendosen në pozicionin e saj “të paktën pesë minuta”.

Komentet e saj u bënë gjatë një interviste për Die Welt, ku foli dhe për takimin e fundit me homologun Mevlut Çavushoglu duke e vlerësuar “si një bisedë shumë të mirë”

Kneissl tha se arkeologët austriakë do të rifillojë punën në Efes, dhe se ky është një tjetër tregues se atmosfera në marrëdhëniet dypalëshe ka një përmisim.

Gjithashtu, gruaja në krye të diplomacisë së Vjenës kërkoi një rifillim të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

“Turqia është ende shumë e rëndësishme për BE-në dhe ne duam të punojmë së bashku”, tha Kneissl.

Dhe ç’është më e rëndësishme, ajo kujtoi se Turqia është përballur me një terrorizëm të pa fre si pasojë e shumë sulmeve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re