Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se Turqia është partner i domosdoshëm.

Baerbock bëri një deklaratë me shkrim para vizitës së saj të sotme në Greqi ndërsa nesër do të udhëtojë në Turqi.

Ajo theksoi se uniteti mes aleatëve të NATO-s dhe partnerëve evropianë është bërë më i rëndësishëm se kurrë më parë, duke shtuar se pikërisht kjo është arsyeja e vizitës në Greqi dhe Turqi.

Baerbock theksoi se siguria e Mesdheut do të jetë një nga pikat e rëndësishme të agjendës gjatë takimit me zyrtarët turq.

“Mesazhi ynë këtu do të jetë se ‘problemet duhet të zgjidhen përmes negociatave dhe jo duke përshkallëzuar tensionet’. Turqia është partner i domosdoshëm për ne dhe një vend që është më i lidhur me vendin tonë se me çdo vend tjetër. Zemrat e miliona njerëzve rrahin për vendet tona”, tha ajo.

Shefja e diplomacisë gjermane shtoi se me megjithatë me Turqinë do të diskutojnë disa çështje për të cilat kanë dallime.

Baerbock gjithashtu para vizitës deklaroi se Greqia është një nga partnerët e afërt të Gjermanisë në Evropë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re