Kryekleriku serb: Muslimanët, vëllezërit tanë!

PXL_221021_90291578-1.webp.webp

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfiri tha se i ka ndjekur me pikëllim, mosbesim dhe indinjatë lajmet në lidhje me incidentet ndëretnike në Priboj në Serbinë jugperëndimore, në të cilat “njerëzit që mendojnë se janë të besimit ortodoks” shprehin fyerje dhe kërcënime ndaj bashkëqytetarëve muslimanë.

“Është veçanërisht zhgënjyese që ata që duhet të parandalojnë veprime të tilla(policw) morën pjesë në një punë të tillë të turpshme dhe të rrezikshme, duke fyer dhe kërcënuar bashkëqytetarët, fqinjët e tyre më të afërt”, tha patriarku.

Mesazhi nga udhëheqësi i KOS-it erdhi pasi një grup oficerësh policie në Priboj kënduan këngë duke lavdëruar gjenocidin e Srebrenicës në Bosnje dhe duke bërë thirrje për krime lufte kundër boshnjakëve në Sanxhak. Një tjetër video nga Priboj u shfaq më vonë në rrjetet sociale, në të cilën disa persona me pishtarë të ndezur këndonin: “Është Krishtlindje, është Krishtlindje, gjuani xhamitë”.

“Unë i siguroj vëllezërit tanë muslimanë se ne i dënojmë me forcë veprime të tilla,” tha patriarku serb, “dhe si dikush që gjithmonë ka jetuar në një mjedis të përzier kombëtarisht ose fetar,” ai theksoi se është shumë e rëndësishme që ata të dëshmojnë se çdo njeri dhe çdo grua, pa dallim feje dhe kombi, është vëllai dhe motra jonë e perëndishme”.

“Për ne të krishterët ortodoksë, vetëm ky është qëndrimi i duhur dhe vetëm nëse veprojmë dhe jetojmë në këtë mënyrë, Zoti do të pranojë…”, përfundoi kleriku i lartë serb.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë