Kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri, Veseli deklaroi se Gazivoda i përket Kosovës dhe se integriteti i Kosovës është i pacenueshëm.

“Ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj askujt Ne do të veprojmë në përputhje me parimet e fqinjësisë së mire, e në të njëjtën kohë do të vazhdojmë bashkëpunimin me partnerët tanë – SHBA, Britaninë e Madhe dhe, në veçanti, Bashkimin Evropian – për shkak se kjo është shtëpia jonë”, tha ai.

Në të njëjtën kohë kreu i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ishte në pjesën jugore të Mitrovicës, ka thënë se Kosova asnjëherë nuk do të heqë dorë nga pjesa veriore e territorit.

“Ne kemi një problem me sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve që jetojnë në Veri, por ne kurrë nuk do të heqim dorë nga kjo pjesë e Kosovës”, tha ai në një debat me qytetarët në pjesën jugore të Mitrovicës.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re