Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi premton se do të ofrojnë mbështetje të plotë për fermerët.

Në një videomesazh, Kryemadhi shprehet se Bujqësia, blegtoria, agropërpunimi janë sektorë kryesorë ekonomik që sjellin cilësi jete, mirëqenie dhe vende pune.

Ja çfarë thotë Kryemadhi:

“Gjysma e shqiptareve jetojnë me bujqësi. Shumë prej tyre janë në kufijtë e mbijetesës. Ndërkohe që shqiptarët shpenzojnë rreth 80 % të të ardhurave ëe tyre për ushqim. Ndërkohë që sigurojnë me prodhimin vendas rreth 30 % të nevojave për ushqime.

Me planin tonë, kjo situatë do të ndryshojë.

Fermerët shqiptare do të mbështeten drejtpërdrejte për të rritur prodhimin. Rreth 200 milionë euro në vit do të investohen për fermerët për të ulur kostot e imputeve bujqësore dhe naftës, do të mbështeten për njësi prodhimi.

Mbështetje direket do të ketë për çdo të imët apo gjedh të lindur dhe të therur, për çdo zog dhe shpend për mish, që shqiptaëet të ushqehen me prodhimet Made in Albania, e jo t’i ushqejë bota.

Do të vendosim TVSH ) % në gjithë zinxhirin e prodhimit dhe do të mbrojmë prodhimin vendas, që shqiptarët të hanë më mirë e më lirë.

Do të mbështesim industrinë ushqimore dhe do të hapim qindra vende pune. Ne e mbajmë fjalën”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re