Lëvizja Socialiste për Integrim, duket se ditët e fundit ka ndryshuar strategjinë politike duke zëvendësuar mediatikisht politikanët me mjekët që aderojnë në këtë forcë politike.

Ditët e fundit, Monika Kryemadhi duket se ka angazhuar në media mjekun Petrit Vurgu, ish kandidatin për deputet të LSI-së.

I njohur për deklaratat politike të më hershme dhe oponencën ndaj qeverisë “Rama”, Vurgu ka dhënë disa intervista ku vijon të ngjallë panik mbi situatën aktuale, në vend të këshilave profesionale, shembullin personal apo sugjerimeve mjekësore dhe jo politike.

Pavarësisht se ishte Organizata Botërore e Shëndetësisë ajo që vlerësoi masat, Vragu thotë që nuk janë në nivelin e OBSH-së.

“Masat që janë marrë janë jo në nivelin që kërkojnë institucionet qëndrore OBSH apo Organizata Europiane  për Sëmundshmërinë. Vetë jemi dëshmitarë që shumë mjekë sipasojë e mos ekzaminimeve që janë bërë,  janë tani të infektuar. Imagjino cfarë ka ndodhur me pjesën tjetër të popullsisë. Jemi dëshmitarë që në shumë rrethe e qarqe ka akoma që nuk është bërë ekzaminimi me tampon sic bëhet në të gjithë botën dhe sic është treguar që është ekzaminimi principal dhe i besueshëm në këtë rast”, thotë Vragu.

Në vijim të sulmit të tij, ai për OraNews thotë: 

“Në të gjithë botën çdo qeveri ka mbledhur mjekët,shkencëtarët, organizatorët dhe ekonomistët më të mirë dhe secili ka bërë projeksionet e veta, sepse kjo nuk është një histori dy javore sic thotë kryeministri, as dy mujore, sic do të thoshte ndonjë tjetër. As një vjeçare.  Është një histori që do të zgjasë ndërmjet 18 muaj deri në 2 vjet. Dhe po të dëgjojmë dhe zotin Trump jemi në fazën e parë të prodhimit të vaksinës ndërkohë që faza e dytë dhe e tretë duan më tepër se një vit.

Ne duhet të dimë në mënyrë të qartë në bazë të projeksioneve se cfarë do të bëjmë në 2 vjet. A i kemi resurset për të përballuar koronavirusin? Që ne ta shtrijmë në kohë duhen masa të tjera të cilat unë nuk po i shoh në tapet. Shprehja që thonë pushtetarët që jemi në luftë e dimë, e gjithë bota e di, por në luftë shkohet i armatosur dhe armatimi janë të gjitha masat që duhet të marrë qeveria”, nënvizon Vragu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re