Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një takim me strukturat e partisë në Tiranë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se kanë manipuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryemadhi tha se asnjë anëtar i partisë së saj nuk ka frikë nga reforma në drejtësi, siç ëstë shprehur kryeministri Rama disa herë, ndërsa tregoi edhe komunikimin që kishte patur me bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta.

Pjesë nga deklarata:

Sot ne jemi mbledhur për të shpërndarë në çdo cep të Tiranës njoftimin për protestën. Edhe pse janë ditë të nxehta, pjesëmarrja në protestë është e domosdoshme.

Qytetarët e Tiranës na janë përgjigjur, ata më së shumti ia kthyen Erion Veliajt.

Por po ju them një gjë 339  dhe 184 janë lule përballë dokumentacionit që ka opozita dhe ndërkombëtarët për 30 qershorin.

Si mundet një njeri të vjedhë veten e tij dhe partinë e tij.

Reforma në Drejtësi pa LSI nuk do të ishte votuar.

Mbase kemi bërë gabim që e kemi votuar. Gabimi i LSI duke qenë gjithmonë luajal dhe besnik dhe që besuam verbërisht 7 ligjet, që mundësuan kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.

Për ta kthyer sistemin e drejtësisë në një element që ndëshkon popullin e tij dhe favorizon kriminelët.

Që ta keni të qartë, dhe meqënëse dëgjoni herë pas here, nëse një anëtar i LSI-së sot do të kishte ftikë nga reforma në drejtësi, jo vetëm s’do të ishte në sallë sot, por do të kishte dalë me flakadanë.

Më ka ngelur pak hatri se ka vënë aftësitë e mija në dyshim.

Asnjë nuk kërcënon dot Edi Rama.

Unë i thashë kur të mbarosh mandatin e Presidencës bëhu gati të hyjmë në garë të dy bashkë dhe të shikojmë kush do fitojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re