Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë të dielë ndodhet në Shkodër, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e këtij qarku. Kryemadhi duket se ka bërë hapa pas dhe sa i takon vendosjes së maskës, ku tha se të gjithë në LSI do ta mbajnë në ngjyrën e kuqe, të cilës Rama i trembet më shumë se ccdo ngjyre tjetër.

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit:

Edi Rama ua ka marrë frymën të gjitheve me taksat Rama, me pandeminë, me tërmetin, me gjobat. Por ka një zgjidhje, një shpëtim. Nuk jam unë, nuk është LSI-ja, por jeni ju që do të ktheni sytë dhe dritën tek familja juaj, tek shkolla juaj, tek profesorët tuaj. E tha pak më parë Klismani, që kjo maskë gjobitesh me 4 ditë pune, për ata që janë në punë se për ata që nuk janë në punë nuk kanë ç’të paguajnë,.

Kjo maskë nuk të mbron nga pandemia, por mbulon dhimbjen që ka pushtuar këtë vend. Unë do ta mbaja me kënaqësi maskën me LSI me ngjyrën e kuqe. Edi Ramës nuk i pëlqen ngjyra e kuqe, nuk i pëlqen ngjyra e flamurit. Edi Rama ja ndryshoi edhe ngjyrën flamurit të PS-së, nga e kuqe në mavi. Mua më pëlqen ngjyra e kuqe sepse është ngjyra e dashurisë është ngjyra e trëndafilave dhe në Shkodër janë në çdo oborr shkodran. Edi Rama e shkatërroi PS-në dhe e ktheu partinë në një sekt.

Unë jam socialiste në thelb, dhe kur e dëgjon dikush këtë në Shkodër, shikon me ilaritet. Socialist do të thotë njeri që të jep dorën, që bashkëpunon në komunitet e jo totalitarizëm. Që të kurohet sot një pacient nga covidi i duhen mbi 1 milionë lekë, për 1 rrogë minimale i duhen 5 muaj për të paguar shërimin e një të sëmuri.

Kam takuar socialistë edhe këtu në Shkodër shumë. Ata më thonë se Edi Rama na ka braktisur. Tash që ky mori gjithë tepsinë me timon nuk po ndaloka, është bërë si vampir që po na pi gjakun. E këtë kur e thotë një socialist.

E pra, kur një socialist prej 30 vitesh ka sakrifikuar, ka dhënë votën për Edi Ramën, ndihet i zhgënjyer, si ndihet një qytetar tjetër. Me regjimin e Edi Ramës çdo qytetar që paguan taksa është kthyer në një skllav moder të rilindjes. Ne kemi një fat të madh, me Gonin dhe grupin, që ju kemi ju. Të jeni të bindur që fati i tyre dhe LSI*-së nuk është fat që duhet ta kthejmë në votë. Kur dëgjova Marion duke dëgjuar Migjenin, u ndjeva krenare. Por më vjen keq për sistemin shkollor. Por kur dëgjoja Migjenin, në provimin e maturës do të lexojmë se çfarë do të bënte Turi, do i hidhte shokët në lum apo jo.

Do doja të mësoja më shumë për historinë e Rozafës, që po tjetërsohet çdo ditë. Do doja të dëgjoja vargjet e Gavril Darës, e jo tekset e përkthyera me google translate.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re