Kryetarja e LSI ka treguar mbrëmë një ndryshim, një diferencë që ka në strategjinë e komunikimit, me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Partia kryesore në opozitë ka një qasje të fortë ndaj mediave dhe emisioneve kritike ndaj saj dhe shpesh ka vendosur të mos i frekuentojë ato.

Kryemadhi mendon ndryshe, dhe këtë e ka bërë të ditur e ftuar mbrëmë në emisionin Provokacija të Mustafa Nanos.

“A ka mundësi të shkojmë edhe tek ERTV”, u shpreh ajo.

Kryemadhi po dilte në një konkluzion se si, sipas saj, ish ministrat dhe ish drejtuesit kryesorë të PD në 8 vite e kanë braktisur Bashën dhe i kanë shërbyer Ramës, kur drejtuesi i emisionit i tha se përse nuk vjen kryetari i PD, ti thotë këto në studio.

Kryetarja e LSI e pranoi diferencën në këtë rast, përsa i përket daljeve mediatike.

Ajo tha se ishte në favor të paraqitjes kudo, pasi publiku dhe njerëzit duhen orientuar, përndryshe, dikush tjetër do ta bëjë këtë. Në këtë sens, Kryemadhi shtoi se ishte pro daljes, edhe tek ERTV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re