Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka treguar per gabimin e madh, që sipas saj Presidenti Ilir Meta nuk ka për t’ia falur kurrë.

Monika deklaroi se Ilir Meta është shtetar, i cili nuk e ka pranuar kurrë djegien e mandateve.

“Monika del mbi ujë kur nuk ka elementë tjetër që zgjidh, kur ka momente të vështira.

Në periudhë paqe, Monika vdes dhe lulëzojnë të tjerët, ndërsa në
luftë ata rreth e qark Metës bëhen me kundërshtarin dhe Monika mban
llogoren.

Ilir Meta është shtetar, është njeriu që nuk e ka pranuar djegien e
mandateve dhe do ma përmendë deri ditën që do mbyll sytë, sepse është
kundër këtij procesi, sa radikal është për qëndrime me sovranitetin aq
dhe radikal është për ruajtjen e institucioneve edhe stabilitetit”,
deklaroi Kryemadhi këtë të premte, e ftuar në emisionin “Provokacija”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re