Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët e Kamzës, të cilëve u ka premtuar se pas 25 prillit do t’u ndërtojë një nga spitalet më moderne në Shqipëri, duke iu pergjigjur “dhemb per dhemb” Edi Rames dhe Erdogan per Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, i ndërtuar nga Turqia.

Ajo tha se mungesa e një spitali në Kamzë është një nga problemet kryesore të bashkisë që renditet e 5-ta në rang kombëtar për nga popullsia.

“E rëndësishme nuk është vetëm punësimi, por e ardhmja e fëmijëve tanë, e shqiptarëve, e jona. Sot, nga data e sotme na ndajnë edhe 13 ditë nga 25 prilli, si sot dy javë numëruesit e LSI do të numërojnë fletët e votimit, që do të jenë të kuq, si flamuri shqiptar.

Unë sot dua të them shumë gjëra, të them shumë fjalë, që kanë qenë të pamundura, por ne s’jemi ndalur për të bashkëbiseduar me ju.

Bashkia e Kamzës është e 5 në rang vendi nga popullsia, shtrirja. Një nga problemet kryesore që ka, është mungesa e spitalit.

Ne si LSI e mbajmë fjalën, i qëndrojmë angazhimeve tona, jo vetëm që do e çojmë deri në fund angazhimin e të gjithë kandidatëve në Kamëz, por do e çojmë këtë, sepse është detyrë qytetare, është humanizëm, por që një nga bashkitë më të mëdhaja, të ketë një nga spitalet më moderne në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

Por nje mister mbetet ama: Nes per sipitalin rajonal te Fierit parate do t’i hedhe Turqia, Kryemadhi nuk ka bere tye ditur se ku dop te merret parate per te ndertuar nje spital ne Kamze!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re