Monika Kryemadhi, zhvilloi këtë të shtunë një takim me të rinjtë në qytetin e Fierit.

Kryetarja e LSI sulmoi qeverinë për një sërë cështjesh që sipas Kryemadhit kanë tregues shumë negative gjatë viteve te qeverisjes socialiste.

Ajo u ndal vecanërisht tek shendetesia, energjia, uji dhe taksat.

 

Kemi dëgjuar të flitet për një shëndetësi falas. Ju besoj se e dini mjaft mirë që shëndetësia vetëm falas nuk ka qenë, por ka qenë shëndetësia më e shtrenjtë. Këtë e tregoi edhe pandemia, ku shqiptarët paguanin nga 3500 deri në 4 mijë euro. Të mos flasim më për familjet e varfra. Flasim për ulje taksash, por sot dihet që shqiptarët paguajnë 5-6 herë më shtrenjtë taksat se ç’i paguanin katër vjet më parë.Flasim sot për investime. E dimë shumë  mirë që vetëm investime nuk ka. Kur po vija tani tek rreth rrotullimi i Kolonjës, po bëjnë sikur po shtrojnë rrugën vetëm e vetëm për të treguar se po bëjnë infrastrukturën. Të mendosh u rrit çmimi ujit me 10-fish dhe sot shqiptarët nuk kanë ujë, edhe pse është një nga vendet që ka burime nënujore më shumë se çdo vend tjetër.

 

Kryemadhi shtoi se qëllimi më I madh I LSi është përmbysja e këtij sistemi.

 

 

Në fakt ndryshe nga Rilindja ne si LSI kemi një fokus tjetër, ne kemi një përfshirje të të gjithë kandidatëve, të cilët nuk kanë qëllimin për të qenë deputetë në Parlament, por kanë qëllimin për të përmbysur këtë sistem, sepse nuk e ndryshon sistemin apo varfërinë deputeti që shkon, e ndryshon sistemi. Dhe ne duam të  ndryshojmë sistemin. Ne nuk kemi hall për të bërë deputetë që vënë 2-3 drejtorë dhe mbushin xhepat e tyre, ne kemi hall të ndryshojmë këtë sistem, që të jenë të gjithë shqiptarët të pasur, të kemi një turizëm të zhvilluar, të kemi një industri nafte e cila buron financa dhe para për familjet e naftëtarëve, sepse të mendosh që edhe sot e kësaj dite Statusi i Naftëtarit është i parealizuar dhe i paprekshëm për naftëtarët. Të mendosh që edhe sot e kësaj dite njerëzit punojnë nëpër rafineritë e naftës dhe mund të rrinë me muaj të tërë pa paguar, edhe pse kur vjen që nëse nuk paguajnë dot dritat dhe ujin, atë ua ndërpresin që ditën e parë. Pra ka ardhur koha për të ndryshuar këtë sistem. Ky është sistemi i tranzicionit dhe le ta mbyllim këtë sistem bashkë me Edi Ramën dhe sektin e tij dhe le të hapim sistemin e ri, sistemin e zhvillimit, të emancipimit, të edukimit, për të rinjtë dhe të rejat tanë, që të gjithë të kthehen në Shqipëri dhe të jetojnë në kushtet që i takojnë për të jetuar një evropiani në një vend evropian.

 

Në fund, Kryemadhi bëri edhe një batutë me numrin 6 që LSI ka në fletën e votimit.

 

 

Kur po diskutonim me miqtë ra muhabeti që ishte numri 6 i LSI-së. I thashë që edhe Zotit 6 ditë iu deshën për të krijuar njerëzimin, se ditën e 7 e bëri pushim. Kështu që, edhe ne 6 ditët jemi punë pa fund dhe këto 36 ditë që na kanë ngelur, për të çuar më 25 prill votën për LSI-në.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re