Kjo do të jetë dekada e shpresës dhe e ndryshimit për shqiptarët.

E këtij mendimi është kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Përmes një video-mesazhi të postuar në Facebook, Kryemadhi shprehet ndër të tjera se, ka ardhur më në fund dita që të ringremë shpresën dhe besimin dhe të rivendosim në piedestal dinjitetin njerëzor.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

DEKADA E SHPRESËS, DEKADA E NDRYSHIMIT

Viti 2020 është fillimi i një dekade ku Shqipëria, Familja, Kombi shqiptar janë dhe do të jenë të parët! Asnjë dorë e zezë nuk mund të shtrihet mbi to, pasi të gjithë shqiptarët së bashku do ta refuzojnë me forcën e rezistencës dhe shpirtin e tyre.

Kjo dekadë do të flakë tej Rilindjen e shëmtisë politike dhe morale, Rilindjen e shpërbërësve të familjes, Rilindjen e tradhëtarëve të Kombit dhe do të ngrejë lart atdhetarët e vërtetë, të rinjtë e talentuarë, burrat dhe gratë që mbajnë mbi shpatulla ekonominë e vendit dhe të familjeve të tyre. Do të ngrejë lart talentin dhe dijen e shqiptarëve, me të cilët ne krenohemi dhe që sot kemi aq shumë nevojë. Tashmë ka ardhur më në fund dita që të ringremë shpresën dhe besimin dhe të rivendosim në piedestal dinjitetin njerëzor.

https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v5.0

PËR TË RINGRITUR SHQIPËRINË

PËR TË RINGRITUR SHQIPËRINËShërimi i Shqipërisë nga sëmundja e Rilindjes kërkon vizion. Kërkon aftësi. Kërkon profesionalizëm. Kërkon ndershmëri. E kush më mirë sesa ne të gjithë së bashku, që kemi vendosur Shqipërinë të parën, mund ta realizojë këtë. Për të ringritur Shqipërinë, për të lartësuar Kombin, për të forcuar Familjen shqiptare, ne duhet të çrrenjosim pushtetin e të paaftëve, mediokërve, arrogantëve, sharlatanëve dhe tradhëtarëve. Ne duhet të ringrëmë shtetin e specialistëve të zotë, profesionistëve të aftë që udhëhiqen nga dija, që besojnë vetëm tek ligji, dhe besnikërinë ndaj Atdheut e kanë të shenjtë. Shqipëria po lëngon padrejtësisht nga sëmundja e Rilindjes, ndaj shërimi i saj nuk pret. Duhet të ndodh tani!

Publiée par Monika Kryemadhi sur Dimanche 5 janvier 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re