Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka kaluar natën në ambientet e Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë për gazetarët mëngjesin e sotëm, ajo theksoi se resistenca do të jetë e përnatshme.

Kryemadhi bëri me dije se ditë-natë do të qëndrojnë te Teatri përfaqësues të opozitës dhe sipas saj, nëse do ketë lajthitje do ndërhyhet menjëherë.

“Ne ishim një grup modest që qëndruam gjithë natën, ishte gjendje e qetë, nuk patëm asnjë problem, dhe kështu do të vazhdojmë. Nuk kanë tentuar të na largojnë, punonjësit e bashkisë ishin në gatishmëri të plotë, kishin besimin se ne do të largoheshim vetë. Kishte hyrje-dalje në Bashkinë e Tiranës.

Rreth orës 5 të mëngjesit, kur e kuptuan që ne nuk do të lëviznim nga sheshi, ata u larguan. Kishte nga shoqëria civile, shumë artistë, që qëndruan këtu. Kjo do të jetë e organizuar nga të gjitha shoqatat, partitë politike të frontit opozitar dhe shumë artistë e qytetarë”, tha Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re